Historia e qumështit dhe djathit.

 

Qumështi dhe prodhimet prej qumështi janë trashëguar tek të gjithë popujt antikë. Edhe 2000 vjet para erës së re Grekët jo vetëm që e kanë përdorur qumështin dhe prodhimet nga qumështi, por edhe ua kanë dhuruar ‘zotërave’. Për qumështin dhe kafshët që japin qumësht ka shkruajtur edhe Aristoteli, kurse për djathin ka shkruajtur Homeri i madh.
Qumështi dhe djathi kanë qenë të përdorur edhe ne Romën e vjetër. Për këtë flet edhe rregullorja që Diokleciani e ka sjellë në vitin 300 p.e.s. me të cilën rregullohet cilësia dhe çmimi i djathit. Kurse vetë ushtarët romakë kanë qenë bartës të sekretit për bërjen e djathit ndër krahina të shumta të Perandorisë Romake.
Në periudhën e hershme të mesjetës, popujt barbarë (hinët, gotët, gjermanët dhe francezët) kryesisht janë ushqyer dhe kanë jetuar nga qumështi, djathi dhe mishi.
Deri në periudhën e vonshme të mesjetës, qendra të zhvillimit dhe prodhimit të qumështit dhe djathit janë bërë manastiret e shumtë të cilët me djathë i kanë furnizuar edhe kështjellat fisnike dhe qytetet. Nga shënimet e vjetra nga ajo periudhë mund të shihet që secili prift ka pasur të drejtë të hajë nga 1 kilogram djathë në javë.
Në Kur’an, një pjesë i është përkushtuar qumështit, ku thuhet se qumështi dhe gjaku kalojnë nëpër vena të njëjta, kurse në fund qumështi është i bardhë dhe gjaku i kuq dhe se cdo besimtar duhet të mendojë se përse është kështu.
Edhe te myslimanët e kohërave më të herëshme qumështi dhe prodhimet prej qumështi janë përdorur si lëndë themelore ushqyese dhe si ekstrakt për fuqi dhe shëndet të mirë.
Nga historia e qumështit dhe prodhimeve prej qumështi vlen të përmendet viti 1822 kur Luj Pasteri ka zbuluar procesin e pasterizimit, duke mundësuar që me qumësht të furnizohen të gjitha shtresat shoqërore.
Viti 1915 është shënuar si vit në të cilin është shpikur Pure Pak-u si mënyrë e re si të paketohet qumështi.
Ndaj traditës botërore dhe historisë së qumështit dhe prodhimeve të tij, mund të shtohen edhe shënimet dhe tregimet të cilat barten brez pas brezi në regjionin e bjeshkëve të Sharrit. Deri në ditët e sotme rrëfehet që bjeshkët e Sharrit janë bjeshkët e vetme në Ballkan të cilat gjatë tërë vitit janë të mbuluara me të bardhë. Prej vjeshtës së vonë deri në pranverë, prej borës që i ujit kullotat e hapura dhe paraqet burim të kthjellët uji për të gjithë rajonin e Pollogut, kurse prej pranvere deri në vjeshtën e vonë nga tufat e dhenve dhe gjedhëve që kullosin nëpër bjeshkët e Sharrit.
Kushtet natyrore fantastike, kullotat e paprekura, mbrojtja nga qeni autokton i staneve në bjeshkët e Sharrit, tingulli i shkëlqyer i kavajve të barinjëve, sidhe duart e vyeshëm dhe mjeshtria e mjeshtërve, kanë mundësuar që në stanet e vendpunishtet e bylmetit në këtë rreth të prodhohen lloje unikate të djathit me cilësi të lartë, të cilat janë të vetme në botë.