Kultura e te ushqyerit.

Djathi është veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ata që nuk konsumojnë laktozë sepse njerëzve që nuk konsumojnë qumësht, ua plotëson nevojat e kalciumit në organizëm. Shumë karbohidrate janë larguar gjatë procesit të prodhimit të djathit, ashtuqë secili që nuk konsumon qumësht, sumë më mirë mund të konsumojë djathë.
Falë nivelit të lartë të kalciumit në djathin e ri, ai luan një rol të rëndësishëm në pengimin e osteoporozës d.m.th. në mbajtjen e eshtrave në gjendje të mirë shëndetësore, në pengimin e sëndjeve të zemrës, në rregullimin e tensionit të lartë të gjakut dhe pengimin e tumorit në zorrën e trashë. Djathi kontribuon edhe në shëndetin e dhëmbëve, duke penguar shkaktimin e shtresave në dhëmbë njëkohësisht edhe formimin e kariesit, sepse e rrit vlerën e PH-a në gojë dhe në atë mënyrë e redukton eksponimin e dhëmbëve në acide. Djathi është përbërje e rëndësishme në regjimin e ushqimit te të sëmurët prej sheqerit dhe te sëmundjet e mëlçisë dhe verdhëzës.
Tryeza vendase nuk mund të paramendohet pa produktet e qumështit. Thjeshtë, djathi dhe kashkavalli konsumohen në çdo rast.
Nga shumë ushqime tradicionale të cilat përgatiten me djathë dhe kashkavall mund të veçohen: peta me djathë, kaçamaku me djathë, kifleja me djathë, pilafi me djathë, sallata e përzier, kashkavalli i pjekur, ajvari me djathë dhe shumë të tjera.